Kosovë, Bedri Hamza jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të PDK-së
Lajmifundit
/
21 October 2026, 15:00
Kosovë&Rajon

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në konferencën e sotme për media ka paraqitur dorëheqjen. Në konferencë ai tha se 16 shtatori ishte dita më e rëndë në jetën e tij por edhe për shtetin e Kosovës.
Vendimin e Gjykatës Speciale, Hamza e ka cilësuar si padrejtësi ndaj krerëve të UÇK-së. Hamza tha se ka bërë përpjekje që secili ta ketë vendin e vet në parti dhe as nuk e ka ndërruar asnjë strukturë të partisë.


