"Respektoni vendet e shenjta!"/ Efektivët e maskuar dhunuan protestuesit në ambientet e saj, Kisha Orthodhokse reagim të menjëhershëm

Soft

"Respektoni vendet e shenjta!"/ Efektivët e maskuar dhunuan

Kisha Ortodokse ka reaguar e shqetësuar pas hyrjes së policisë në oborrin e saj për të shoqëruar protestuesit duke kërkuar respektimin e vendeve të shenjta. Në reagim, thekson sërish thirrjen për distancim nga dhuna dhe dialog.

Reagimi:

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pasi pa pamjet e ngjarjeve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, shpreh shqetësimin dhe bën thirrje të respektohen vendet e saj të shenjta. Ato asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato.

Katedralja “Ngjallja e Krishtit” është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë bën edhe njëherë thirrje për distancim nga dhuna dhe gjetjen e hapësirës së dialogut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion