Kina do të modifikojë sistemin e numërimit të trenave duke shtuar serinë “X” për trenat me shpejtësi më të lartë

Bota

Kina do të modifikojë sistemin e numërimit të trenave duke

Kina do të përshtatë sistemin e saj kombëtar të numërimit të trenave dhe do të prezantojë një seri të re “X” për trenat e ardhshëm, të cilët kanë një shpejtësi maksimale operative mbi 350 km/h.

Këtë e bëri të ditur të premten Grupi Shtetëror Hekurudhor i Kinës.

Ky ndryshim do të zbatohet në dy faza: në fund të nëntorit dhe në fund të dhjetorit. Grupi hekurudhor njoftoi se, pas këtij përshtatjeje, shërbimet hekurudhore do të vazhdojnë të funksionojnë sipas orarit aktual.

Trenat më të rinj të shpejtësisë së lartë të Kinës, të njohur si “Fuxing CR450” (njësi elektrike e shumëfishtë – EMU), kanë një shpejtësi maksimale testimi prej 450 km/h dhe një shpejtësi operative prej 400 km/h.

Sipas Zhao Hongwei, studiuese kryesore në Akademinë Kineze të Shkencave Hekurudhore (CARS), këta trena i kanë kaluar të gjitha testimet e nevojshme. Aktualisht, ky është treni më i shpejtë në botë, për sa i përket shpejtësisë operative.

kine-tren1-750x504.jpg

ME TE LEXUARAT