Ish e dashura e Justin Bieber? Modelja e njohur australiane ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare

Bota

Ish e dashura e Justin Bieber? Modelja e njohur australiane ndahet nga jeta

Modelja australiane Sahara Ray ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. Familja e saj ka lajmëruar se ajo u nda nga jeta të dielën në mbrëmje, e rrethuar nga familjarët në spital. Sipas mediave të huaja shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Ray, e njohur edhe për lidhjen e saj të përfolur me këngëtarin Justin Bieber, kishte treguar në vitin 2024 se vuante nga sindroma Guillain-Barré, një çrregullim i rrallë neurologjik që prek sistemin nervor periferik.

Sipas saj, diagnoza ishte vendosur pas një aksidenti të rëndë automobilistik, ku ishte goditur nga një shofer i dehur që po lëvizte me rreth 130 kilometra në orë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion