A do ndodhë dhe në Shqipëri? Greqian ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ja kur ligji hyn në fuqi

Bota

A do ndodhë dhe në Shqipëri? Greqian ndalon rrjetet sociale
Nga 1 janari i vitit 2027, fëmijët nën 15 vjeç në Greqi nuk do të mund të përdorin më rrjetet sociale. 

Parlamenti helen ka miratuar projektligjin që ndalon aksesin e këtyre fëmijëve në këto platforma online,  mes shqetësimeve në rritje për ndikimin e tyre në shëndetin dhe sigurinë e të miturve.  Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se platformat kanë dy muaj e gjysmë për të hartuar një mënyrë për të verifikuar moshën e përdoruesve dhe për të mbrojtur privatësinë e tyre.  

Greqia është midis shtatë vendeve të Bashkimit Evropian që kërkojnë një zgjidhje për verifikimin e moshës me Komisionin Evropian. Australia ishte vendi i parë që miratoi legjislacionin për të kufizuar përdorimin e mediave sociale nga të miturit, duke e bërë këtë vitin e kaluar. Një ligj i ngjashëm i miratuar në Francë u rrëzua nga Këshilli Kushtetues i vendit në gusht.

Kujtojmë se dhe në vendin tonë, kjo ide është ngritur shpesh herë nga kryeministri Edi Rama. Fillimisht, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Rama e përmendi, por në fund u ndalua vetëm përdorimi i "Tik Tok" nga të gjithë në Shqipëri, platformë që u hap sërish më vonë.  

Me nisjen e protestave të dhunshme studentore, Rama e ka rikthyer sërish këtë ide, e  madje tha se po punohet për të gjetur një mënyrë se si mund të realizohet.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion