Të shtëna me armë zjarri në një fshat të Prishtinës, dy të plagosur
Grisela Zendeli
/
2021-12-01 18:26:48
Kosovë&Rajon
Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ditën e sotme.
Policia bën me dije se ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.
Viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm./Abcnews