Von der Leyen: Duhet qasje e përbashkët për vaksinim të detyrueshëm

Bota

Von der Leyen: Duhet qasje e përbashkët për vaksinim të

Von der Leyen: Si mund të nxisim dhe të mendojmë potencialisht rreth vaksinimit të detyrueshëm brenda Bashkimit Evropian? Kjo kërkon diskutim dhe qasje të përbashkët. Por, mendoj se ky është diskutim që duhet të zhvillohet.

Cështja e shëndetësisë është përgjegjësi ekskluzive e secilit shtet anëtar të BE-së. Dhe kjo ishte hera e parë që dikush nga zyrtarët evropianë nxitën debat rreth vaksinimit të detyrueshëm.

Përpos Austrisë, asnjë shtet tjetër deri më tani nuk ka imponuar vaksinimin e detyrueshëm, marrë parasysh se fjala është për çështje të ndjeshme që shkakton debat të ashpër në opinion.

Vetëm për shkak të futjes në përdorim të të ashtuquajturave certifikatave për COVID-19, në disa shtete evropiane pati protesta të dhunshme dhe trazira.

Presidentja e Komisionit Evropian, konfirmoi që deri në mars të vitit 2022, BE-ja do të pranojë edhe 360 milionë doza shtesë të vaksinës Pfizer dhe Moderna kundër koronavirusit.

“Kështu do të mundësohet që të gjithë evropianët të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”

Sipas Von der Leyen, BE-ja arriti marrëveshje me kompaninë Pfizer/ BioNTech që të përshpejtohet prodhimi i vaksinave për fëmijë, që do të duhej të ishin të qasshme nga 13 dhjetori i këtij viti./top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion