Sëmundja e panjohur i merr jetën aktorit të famshëm në moshën 37-vjeçare

Bota

Sëmundja e panjohur i merr jetën aktorit të famshëm në

Aktori i Netflix, Jose de la Torre, u gjet i vdekur në moshën 37-vjeçare.

Sipas Montilla Digital, e cila raportoi për herë të parë lajmin për vdekjen e tij, aktori u nda nga jeta pas një beteje disamujore me një sëmundje “misterioze”.

Siç thuhet në të njëjtin raport, ylli i serialit “Toy Boy” është varrosur më 6 dhjetor në Montilla të Spanjës.

Qershorin e kaluar, aktori zbuloi se ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, pa dhënë megjithatë detaje.

Më vonë atë muaj, ai filloi të merrte trajtim dhe u largua nga sytë e publikut për t’u përqëndruar në shëndetin e tij.

José de la Torre luajti në serialin e Netflix ‘Toy Boy’, i cili u shfaq për dy sezone nga viti 2019 në 2021. Ai gjithashtu u shfaq në ‘Amar es para siempre’, ‘Vis a Vis: El Oasis’ dhe ‘Servir y proteger’.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion