Dy të vdekur në Sarandë, deputeti italian: Meloni t’i kërkojë drejtësi Ramës

Bota

Dy të vdekur në Sarandë, deputeti italian: Meloni t’i

Deputeti italian, Francesco Emilio Borrelli ka dalë me një reagim në lidhje me vdekjen e dy turistëve italianë në Sarandë.

Borelli u tregua kritik në reagimin e tij duke e lidhur ngjarjen e rëndë me faturën e pa paguar të italianëve në një restorant në Berat.

Sipas tij u bë më shumë zhurmë për një faturë të papaguar se sa humbjen e dy jetëve.

Deputeti iu drejtua kryeministres italiane, Giorgia Melonit për të kërkuar drejtësi mbi rastin.
“Shpresoj që kryeministrja Giorgia Meloni të marrë masa në kohë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare drejtësi për Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano, dy të rinjtë nga Monteruscello që u përplasën për vdekje nga një makinë në Sarandë të Shqipërisë.

Bëjeni me më shumë këmbëngulje dhe vendosmëri me të cilën ndërhyni për të mbrojtur restorantin shqiptar duke paguar faturën prej tetëdhjetë eurosh për katër automobilistët italianë që u larguan nga restoranti pa paguar.

Fatkeqësisht, për momentin nuk është thënë asnjë fjalë për bashkëqytetarët tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik, as nga ju dhe as nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Fatkeqësisht, një faturë e papaguar në një restorant bën më shumë zhurmë se dy italianë që u vranë”, u shpreh Borrelli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion