Borrell bënë thirrje që Prishtina e Beogradi t’i kthehen dialogut

Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, gjithashtu foli rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi. Por ka nevojë që dialogu të rikthehet sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”
Bisedimet për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë filluar qysh në vitin 2011. Që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, shumica prej tyre nuk janë zbatuar në praktikë.
Së fundmi pengesë në dialog u bë, marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës. Qëllim i dialogut thuhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme për të dyja palët.