Asnjë shans për të gjetur të mbijetuar në Miami

Bota

 

Zyrtarët amerikanë pranuan të mërkurën e 7 korrikut se kishte “zero shanse” për të gjetur ndonjë të mbijetuar në çelikun e pluhurosur dhe betonin e thyer të asaj që kishte qenë më herët “Kullat e Champlain-it Jugor”.

Autoritetet thanë se do ta zhvendosnin fokusin e tyre në rikuperimin e eshtrave të viktimave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërtesa u shemb në orët e para të mëngjesit më 24 qershor. Megjithatë, zyrtarët rezistuan edhe pse gjasat e personave nën rrënoja që ishin ende gjallë, zvogëlohej çdo ditë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit u është dashur të lundrojnë në një mori pengesash. Për shkak të frikës se struktura që kishte qëndruar në këmbë mund të rrëzohej mbi ta, përpjekjet e shpëtimit u ndaluan gjatë fundjavës, ndërsa pjesa tjetër e ndërtesës u shemb në një shpërthim të kontrolluar.

Ndërsa ditët kalonin, lodhja emocionale e familjeve, punëtorëve të shpëtimit dhe zyrtarëve që drejtuan operacionin u bë gjithnjë e më e qartë. Daniella Levine Cava, kryebashkiakja e Qarkut Miami-Dade, e cila ishte fytyra publike e përgjigjes me njoftime dy herë në ditë, fshiu lotët, teksa njoftoi se 10 trupa të tjerë ishin gjetur.

Një total prej 18 viktimash të tjera janë rikuperuar në shembjen e ndërtesës në Surfside, Florida, duke e çuar numrin e të vdekurve në 54.

86 persona të tjerë janë ende të pagjetur, njoftoi kryetari i Bashkisë së Qarkut Miami, Dade Daniella Levine Cava, në një konferencë shtypi të mërkurën në mbrëmje.

Dukej si diçka nga 11 shtatori

Policia dha vendndodhjen e ndërtesës si 8777 Collins Avenue, adresa e 12-katësheve “Champlain Towers”. Kjo e fundit përmban më shumë se 100 apartamente në plazh. Ajo u ndërtua në vitin 1981.

Ekipet e shpëtimit mund të shiheshin duke përdorur një vinç për të arritur te banorët në apartamentet afër për t’i ndihmuar ata që të evakuoheshin.

Një dëshmitar i pasojave të shembjes, tha për “CNN” se, “dukej si diçka nga 11 shtatori”, duke iu referuar sulmeve që sollën Kullat Binjake në New York në vitin 2001.

Një burrë që jeton në një ndërtesë fqinje përshkroi atë që ndodhi për “CBS”, se, “ndërtesa u trondit dhe pastaj unë pashë nga dritarja dhe nuk mund ta shihje, mendova se ishte si një stuhi ose diçka që hynte brenda”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion