Drugs and bullets, mafia assassinations in Albania and Greece

June 11, 2022, Aleksandër Sadikaj is executed in Tirana; December 16, 2022, Edmond Papa is executed in Tirana; August 9, 2023, Adriatic Kalemi was injured in an assassination attempt in Greece; December 15, 2023, Adriatic Kalemi is injured in prison in Greece; January 12, 2024, Zamir Kalemi was injured in the assassination attempt in Tirana.
All five of these events are suspected to be the result of a revenge saga that is not ending. Broken drug deals and unpaid debts led to a terrible assassination attempt with explosives in Tirana, and then the washing of accounts began, both in Albania and in Greece.
Adriatik and Zamir Kalemi, Albano Velo and Andre Bode
In this photo are the 4 people closest to Aleksandër Sadikaj, killed in the explosive attack at noon on June 11, 2022. One of them, Albano Velo, is in prison, the other, Andre Bode, is wanted and the other two , the brothers Adriatik and Zamir Kalemi, have miraculously escaped mafia assassinations.
The Greek media have added other links to this chain of revenge, such as the murder of two Albanians, Kreshnik Çerçizaj and Armando Organja. They were killed on December 18, 2022, two days after the execution in Tirana of Edmond Pope. According to the data reported by the Greek media, their murder was the result of the disappearance of 700 kilograms of cannabis in Greece. After this crime, Albanian Police officers traveled to Greece, to secure evidence that could link the murders of two Albanians there with that of Edmond Papa in Tirana. However, it seems that, at least so far, there are no concrete data or evidence that can serve the investigative team.
Although the genesis of armed clashes with killed and injured people can date even earlier in Greece, for Albanian justice, at least officially, everything starts with the execution of Aleksandër Sadikaj.
Professor of criminology, Ervin Karamuço, explains how this conflict started.
Ervin Karamuço: This is about several groups of Albanians who have been living in Greece for years, who in one way or another are involved in drug trafficking in the Greek state. As a result of this, contradictions have started, then hostilities, rivalries have started, until the beginning of assassinations. It is about disputes regarding the price of the goods, regarding the deliveries, regarding the debts they had to each other, all this according to the investigative information of the Greek media. Afterwards, these types of disputes and conflicts have arrived in Albania and have been concretized in events. In the event where initially the Police raised their shoulders because they could not understand the source, the persons, the connections and as a result a contact should have been established with the Greek Police, why not also a letter of order to receive information, to carry out actions and to clarify all the criminal activity of these groups and then to understand the purpose, the motive why these murders happened in Albania. And these are no ordinary murders.
June 11, 2022
Aleksandër Sadikaj is executed in an explosive attack in Tirana
At noon on June 11, 2022, a large amount of explosives placed in the car of 27-year-old Aleksandër Sadikaj exploded, seriously injuring him. The young man died a few moments later, as a result of serious injuries. The serious incident happened near the Sauk roundabout, near the shopping center. Many citizens witnessed the serious scenes and were the first to come to Sadika's aid, transporting her to the hospital in a random car.
Aleksandër Sadikaj was on his way to Memaliaj when the "Volkswagen" car, with license plate AB 077 PO, which he was driving, exploded while walking. In a high-traffic area such as the place where the explosion occurred, the event could have had even more serious consequences. But luckily no one else was hurt.
Ervin Karamuço: The case of explosives at the roundabout of a shopping center in Sauk was an event bordering on a terrorist act, because it endangered random passengers who were passing by that road axis.
According to experts, the perpetrators may have been observing his movement and activated the explosive when there were no other cars nearby.
Immediately after his murder, the Police rushed to show the precedents, considering him as a person with significant criminal precedents, however to this day no one is in prison for that event. On the other hand, Sadikaj was also involved in business. He owned a horse-riding resort in Memaliaj, which was actually his mother's birthplace, and spent a lot of time there.
Prokuroria e Tiranës hetoi në disa pista, përfshirë edhe atë të larjes së hesapeve për shkak të konflikteve të ashpra ku ishte përfshirë në Greqi. Madje për një kohë të gjatë kishte vuajtur dënimin atje, pasi akuzohej për një vrasje të ndodhur 8 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. Gjithashtu, po hetohej edhe si i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal që vepronte një vend të Bashkimit Europian.
Dëshmitë e familjarëve të tij, nisur nga takimet dhe lëvizjet e fundit që kishte bërë pak para vrasjes, orientuan grupin hetimor drejt një biznesmeni nga Fieri, që qëndronte kryesisht në Sarandë, i cili u ekzekutua 6 muaj pas vrasjes së Sadikajt.
Nëna e Aleksandër Sadikajt ka rrëfyer për oficerë e Policisë se djali i saj, para se të vritej kishte qëndruar në hotelin “Blue Sky” në Sarandë, në pronësi të Edmond Papës, duke shtuar dyshimet se familja Papa kishte gisht në ekzekutimin mafioz të 27-vjeçarit. Familja kishte kryer një hetim paralel për të zbuluar vrasësit dhe informacionet i kishin çuar atje. Nëna e Sadikajt, tregonte se i biri nuk kishte qenë i vetëm në këtë hotel, por ishte në shoqërinë e dy personave të tjerë, njëri prej të cilëve Ledjan Alushaj dhe tjetri i quajtur Xhino. Të dy këta persona, nëna e Sadikajt i konsideron si të përfshirë në ngjarje edhe pse ishin miqtë e djalit të saj. Sipas dosjes së Prokurorisë, Ledjani rezulton se e ka këshilluar Sadikajn që makinën e tij tip “Volkswagen”, të bardhë ta çonte në fshatin Kurjan në Fier, te magazinat e dajës së Edmond Papës. Kjo sipas nënës së tij, me qëllimin për ta rregulluar pas një defekti teknik që kishte automjeti.
Silvana Sadikaj: Djali im, 2 apo 3 ditë para se të nisej për në Tiranë, ka qëndruar në hotelin “Blue Sky” në Sarandë, në pronësi të vëllezërve Edmond Papa e Kristo Qirici, bashkë me disa shokë të tij. Personat me të cilët ka qëndruar djali im atje, kanë qenë Ledjani dhe Xhino, me origjinë nga Fieri. Pak para se të ndodhte ngjarja, Aleksandri na ka thënë se makinën Golf e kishte lënë disa ditë për ta rregulluar në fshatin Kurjan të Fierit tek magazinat e dajës së Edmond Papës. Këtë vend ia kishte sugjeruar Ledjani, i cili kishte miqësi me vëllezërit Papa.
Edmond Papa ishte takuar me Aleksandër Sadikajn dy ditë para se të ndodhte shpërthimi në autostradën Tiranë-Elbasan. Madje, emri i tij ishte një ndër kontaktet e fundit në telefonin e Sadikajt, kur u verifikua për llogari të hetimeve. Edhe familjarët e Sadikajt, që në ditët e para të ngjarjes kanë pasur dyshime se Edmond Papa kishte “gisht” në vrasjen e 27-vjeçarit. Këtë ia kishin thënë edhe grupit hetimor. Megjithatë, edhe pse kishte dyshime, Policia nuk kishte siguruar ende prova që ta lidhte direkt apo indirekt Edmond Papën me këtë ngjarje.
Familjarët e Aleksandër Sadikaj dhe shokët e tij, kishin pasur dyshime se vrasja ishte organizuar në qytetin e Sarandës dhe në Kurjan të Fierit. Ata vazhdimisht janë interesuar dhe angazhuar privatisht për të mësuar detaje me qëllim dhe hakmarrjen për vrasjen e personit të tyre të afërt.
Ervin Karamuço: Në hetimet që ushtron Policia për një ngjarje, fillimisht ngushtohet rrethi i atyre personave që kanë marrë pjesë në atentat dhe më pas nëse këta janë me pagesë apo të shtyrë nga dikush tjetër, shikohet dhe zgjerohet rrethi tek persona të tjerë të dyshuar. Më pas të faktohen dhe të përfundojnë edhe ata prapa hekurave për t’u gjykuar. Nëse familja ka përmendur emra, fakte dhe prova konkrete dhe këto nuk janë marrë parasysh, kjo është një shkelje shumë e rëndë që është kryer nga ana e Policisë. Por unë besoj se është komplet diçka tjetër që ata kanë depozituar. E mendoj unë, është hipoteza dhe deduksioni im që këta çojnë linjat, personat me të cilët kanë armiqësi, ose kanë pasur armiqësi me të ndjerin dhe supozohen se mund të jenë ata shkaktarët dhe financuesit, pse jo dhe në një farë mënyrë organizuesit e saj, por kjo duhet provuar. Nëse nuk flasin personat e arrestuar deri tani, siç është personi konkret, organet ligjzbatuese e kanë të pamundur që të vijojnë hetimin deri te nivelet e larta, ata që kanë dhënë urdhrin. Familja sigurisht që ka më shumë informacion se Policia dhe ka bërë shumë mirë që e ka paraqitur këtë informacion në Polici, por ky informacion nuk duhet të ngelë pa veprime.
Prova kryesore që lidh dy vrasjet me njëra-tjetrën, është shkatërruar nga shpërthimi i eksplozivit në makinën e Aleksandër Sadikajt. Bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Në atë ngjarje eksplozivi shkatërroi edhe një sasi të madhe droge që po transportohej në atë makinë. Viktima, në momentin që u nxor i plagosur rëndë nga makina, ishte i “larë” me kokainë. Ekspertët që kanë bërë këqyrjen e automjetit, kanë konstatuar një vend të posaçëm të krijuar brenda saj, ku ishin futur pakot me lëndë narkotike. Bashkë me to mendohet të jetë futur edhe pakoja me tritol. Ky vend i posaçëm ku ishte futur eksplozivi dhe droga, mund të jetë hapur në servisin ku pretendojnë të afërmit e Sadikajt. Nga ana tjetër, përveç problemeve që lidhen me lëndën narkotike, Policia ka verifikuar edhe një çështje pronësie, të përmendur nga nëna e Aleksandër Sadikajt në dëshminë e saj.
Silvana Sadikaj: Më 17 dhjetor 2022, në shtëpinë time në Memaliaj ka ardhur Xhino, i cili më ka thënë se sa ishte kthyer nga varrimi i Edmond Papës. Ai më ka kërkuar që ta shoqëroja për tek varri i Aleksandrit. Ai më tregoi në telefon një video që Aleksandri kishte regjistruar pak para ngjarjes dhe tregonte një sipërfaqe toke që ne kemi në pronësi, afër qendrës tregtare dhe për këtë pronë kishte shfaqur interes për ta blerë Ledjani. Po ashtu, Xhino më ka thënë se vëllezërit Papa janë njerëz të rrezikshëm pasi ata mbajnë armë dhe eksploziv në hotelin e tyre në Sarandë. Unë kam dyshime se vrasja e djalit tim është organizuar nga Edmond Papa, Kristo Qirici që më parë ka pasur emrin Jetmir Hoxha dhe Ledjan Alushaj”.
Nisur nga dëshmitë, por edhe të dhënat e tjera operative, Policia e Tiranës pati dyshime se 6 muaj më vonë, miqtë dhe të afërmit e Aleksandër Sadikajt, organizuan vrasjen e Edmond Papës.
16 Dhjetor 2022
Ekzekutohet me armë në Tiranë biznesmeni Edmond Papa
Më datë 16 dhjetor, rreth orës 16:30, është marrë njoftim nga Salla Operative e Policisë së Tiranës, se në rrugën “Fadil Bodinaku”, një person është plagosur me armë zjarri. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën. Ky person ishte biznesmeni Edmond Papa. Nga veprimet e para të grupit hetimor rezultoi se rreth orës 16:20, Edmond Papa, lindur në Fier e banues në Sarandë, ka shkuar për të pirë kafe në një lokal që ndodhet përballë banesës së vëllait të tij, Kristo Qirici. Ai është ulur i vetëm në një tavolinë në rreshtin e parë, në verandën e lokalit. Kur ai kishte porositur dhe po pinte kafe, aty është afruar një person me fytyrë të mbuluar dhe me pistoletë në dorë.
Ky person ka qëlluar disa herë në drejtim të Papës duke e plagosur rëndë. Si pasojë e të shtënave Edmond Papa ka marrë disa plagë në pjesën e sipërme të trupit. I plagosur, ai ka mundur të largohet dhe të futet në ambientet e brendshme të lokalit, derisa është rrëzuar në tokë. Ndërsa personi që e ka qëlluar me armë është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Papa është dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës, por si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Emri i 44-vjeçarit Edmond Papa, nuk ishte i panjohur për Policinë e Tiranës. Madje ata po verifikonin çdo dyshim, për lidhjen e tij me një tjetër vrasje të ndodhur në Tiranë, 6 muaj para saj, atë të Aleksandër Sadikajt.
Ervin Karamuço: Atentati që iu bë të djerit Papa, ishte një atentat i mirëmenduar, por nuk ishte një atentat që u analizua nga ne edhe në atë kohë, që u përkiste vrasësve me pagesë. Por u bë nga persona të përfshirë drejpërdrejt në armiqësitë midis grupeve, të cilët ishin edhe diletantë dhe lanë gjurmë, që më pas Policia e pati edhe më të lehtë, për shkak edhe të kamerave të sigurisë, që t’i identifikonte disa prej tyre, jo të gjithë.
Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se:
Nga verifikimi i pamjeve filmike, i profileve të Facebook të Albi Velo, Adriatik apo i njohur ndryshe si Andrea Kalemi dhe pas këqyrje e sistemit TIMS, rezulton se shtetasit Albano Velo, Andrea Kalemi, Andre Bode kanë lidhje të ngushta shoqërore mes tyre. Po kështu edhe me Aleksandër Sadikajn, i vrarë më 11 qershor 2022 në afërsi të Saukut. Shtetasi Andrea Kalemi është djali i dajës së Sadikajt, i cili dy ditë para se të vritej, ka qëndruar në hotel “Blue Sky”, në Lagjen nr.1 në Sarandë, në pronësi të Edmond Papës dhe vëllait të tij, Kristo Qirici. Nga të dhënat operative që disponon Policia, rezulton se familjarët e viktimës, Aleksandër Sadikajt dhe lidhjet e tij shoqërore kanë pasur dyshime se vrasja është organizuar në qytetin e Sarandës dhe vazhdimisht janë interesuar e angazhuar privatisht për të mësuar detaje, me qëllim dhe hakmarrjen për vrasjen e personit të tyre të afërt.
Personat që kanë realizuar vrasjen, duket se kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e tij dhe ishin në dijeni të faktit se ai atë ditë do të kthehej në Tiranë. Papa kishte shkuar të merrte të ëmën, të cilën do ta dërgonte në spital për të kryer disa vizita mjekësore. Këtë fakt e ka pohuar kunata e tij.
Kunata e Papës: Atë ditë, rreth orës 10:00, në shtëpinë time ka ardhur kunati, Edmond Papa, së bashku me vjehrrën time. Ajo jeton në Kurjan të Fierit, ndërsa kunati në Kurjan dhe në Sarandë. Ata kanë ardhur në Tiranë me automjetin e kunatit tim, me targë AB 001 GG dhe do të kryenin disa vizita mjekësore të vjehrrës. Rreth orës 16:15, kunati më kërkoi që t’i jepja diçka për të ngrënë vjehrrës para se ta dërgonte për vizita mjekësore,. Unë isha duke i dhënë për të ngrënë vjehrrës kur dëgjova të shtënat. Fillimisht mendova se ishin fishekzjarrë. Më pas ra zilja e portës së jashtme. Ishte pronari i lokalit, i cili më tha të lajmëroja ambulancën pasi ishte plagosur Edmondi. Pasi mora ambulancën, mora automjetin e kunatit për ta dërguar në spital. Më pas erdhi policia dhe ambulanca.
Familjarët e Sadikajt, që në ditët e para të ngjarjes kanë pasur dyshime se Edmond Papa kishte “gisht” në vrasjen e 27-vjeçarit. Këtë ia kishin thënë edhe grupit hetimor. Megjithatë, edhe pse kishte dyshime, Policia nuk kishte siguruar ende prova që ta lidhte direkt apo indirekt Edmond Papën me këtë ngjarje. Por pas vrasjes së tij, më 16 dhjetor dhe pasi nisën të identifikohen autorët e dyshuar, emri i Papës filloi të lidhej edhe më shumë me shpërthimin që i mori jetën Aleksandër Sadikajt. Në fillim të vitit 2023, Policia e Tiranës njoftoi se kishte zbardhur vrasjen e Edmond Papës. Fillimisht në pranga u vu 30-vjeçari Albano Velo, shoku i ngushtë i Aleksandër Sadikajt. Velo u arrestua natën e ndërrimit të viteve në Aeroportin e Rinasit. Ai po kthehej nga Franca, ku kishte udhëtuar 4 ditë pas vrasjes së Papës. Policia kishte të dhëna se vrasja e Edmond Papës ishte kryer për hakmarrje dhe ishte e organizuar nga disa persona. Hakmarrje, që më pas do të zbulohej se nuk lidhej vetëm me vrasjen e Aleksandër Sadikajt.
Një nga provat e paraqitura në gjyq ishin kamerat e sigurisë të sekuestruara në zonën ku u ekzekutua Edmond Papa, si dhe një sërë përgjimesh telefonike dhe ambientale. Oficerët e Policisë kishin sekuestruar kamerat e sigurisë dhe automjetin tip “Audi” që dyshohej se ishte përdorur nga autorët para dhe pas krimit.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se:
Janë administruar regjistrimet filmike të kamerave të sigurisë së disa subjekteve private përgjatë intinerarit nga ku mendohet se ka lëvizur autori për të shkuar dhe larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu edhe serveri i kamerave të sigurisë që monitoron ambientet e jashtme të banesë së vëllait të viktimës. Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë, rezulton se në orën 16:17, një person i seksit mashkull afrohet në këmbë në trotuarin përpara lokalit, ku përballë tij, në anën tjetër të rrugës ndodhet banesa e vëllait të viktimës. Ky person qëndron në këmbë, për rreth 4-5 minuta, me dorën e djathtë të mbledhur afër gjoksit. Futet në ambientet e brendshme të lokalit dhe pas pak çastesh shihet duke u larguar me vrap nga aty.
Të pyetur për dyshimet e tyre rreth autorëve të mundshëm të ngjarjes, vëllai dhe kunata e Edmond Papës kanë pohuar se nuk kanë dijeni, ndërsa janë shprehur se ai nuk kishte konflikte me njeri.
Kunata e Papës: Nuk kam dijeni se cilët janë autorët. Edmondi lëvizte lirisht dhe nuk na kishte shprehur ndonjë shqetësim. Ai ishte i divorcuar dhe nuk kishte fëmijë. Ishte pronari i një biznesi në Sarandë. As Edmondi dhe as bashkëshorti im Kristo, nuk kishin konflikte me ndonjë person.
Dëshmitarët okularë, që kanë qenë klientë në lokalin ku ndodhi ngjarja, kanë deklaruar se personi që qëlloi me armë ishte në moshë të re, me trup mesatar, pak i mbushur. Ai kishte kapuç me ngjyrë blu të errët të vendosur në kokë, në duar kishte doreza dhe mbante një pistoletë. Sipas Prokurorisë, Albano Velo, djali i një punonjësi Policie, ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Papës.
Në rolin e ekzekutorit, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasin Andre Bode, 45 vjeç, me origjinë nga Berati. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se autorët e ngjarjes e kanë ndjekur viktimën edhe disa ditë përpara ngjarjes. Kjo është konstatuar nga këqyrja e kamerave të sigurisë në rrugën ku ndodhi ngjarja. Në pamje duke makina e vëllait të viktimës dhe pasi parkohet, janë parë të kalojnë makina tip “Audi”, me targë italiane dhe makina tip “Benz” me targa shqiptare.
Sipas pamjeve, rezulton se të njëjtët persona në mjete takohen sërish pas Presidencës, disa minuta më vonë, pasi është larguar makina e vëllait të viktimës.
Dosja e Prokurorisë:
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, ekziston dyshimi i arsyeshëm bazuar në prova dhe fakte se shtetasit Albano Dilaver Velo dhe Andre Fatos Bode kanë bashkëpunuar. Ata kanë ndjekur Edmond Papën për disa ditë me radhë dhe dyshohet se më 16 dhjetor kanë kryer vrasjen e tij.
Më 8 janar 2024, Prokuroria dorëzoi në gjykatë kërkesën për gjykim, në ngarkim të Albano Velos dhe Andre Bode që vijon të hetohet në mungesë, duke qenë se nuk është arrestuar ende.
9 Gusht 2023
Plagoset rëndë në atentat në Greqi, Adriatik Kalemi
Mbrëmjen e 9 gushtit të vitit 2023, Adriatik Kalemi, apo njohur edhe si Andrea Kalemi, 51 vjeç, plagoset rëndë në një atentat mafioz të organizuar në ishullin Paksos të Greqisë, ku ai kishte shkuar me familjen për të kaluar pushimet. Autori i atentatit lëvizte me një skaf që më pas rezultoi se ishte nisur nga Italia dhe kishte mbërritur aty. Ai ka qëlluar të paktën 14 herë në drejtim të lokalit ku Kalemi ishte ulur për të darkuar bashkë me gruan e 3 fëmijët. Kalemi u qëllua me 10 plumba dhe u plagos rëndë duke u transportuar me urgjencë në spitalin e Janinës.
Ai rezultonte të kishte kaluar për pushime në territorin grek në datën 5 gusht, nga pika kufitare e Kakavijës, me bashkëshorten dhe 3 fëmijët. Informacioni se ai ndodhej në territorin grek, duket se është shpërndarë me shpejtësi dhe autorët kanë pasur 4 ditë kohë për të përgatitur atentatin.
Pushuesit në ishull dëgjuan të shtënat dhe gjetën të gjakosur 51-vjeçarin. Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një atentat për larje hesapesh dhe se atentatori mendohet se ishte një shqiptar erdhi nga Italia për të kryer atentatin. Në vendin e ngjarjes u gjetën 14 gëzhoja. Me dosjen e ngjarjes u njohën edhe autoritetet shqiptare, që përveçse e kishin në verifikim për vrasjen e Edmond Papës, duke qenë se ishte kushëriri i Aleksandër Sadikajt, e kishin të skeduar edhe për krime të tjera.
Në vitin 2001 ai rezulton se është arrestuar nga forcat speciale RENEA. Kalemi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishin vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.
Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 persona të tjerë pasi, duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë, i cili u dërgua në spital. Në vitin 2022 Kalemit iu vra me shpërthim eksplozivi kushëriri, Aleksandër Sadikaj. Disa muaj më vonë, më 16 dhjetor 2022, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa.
Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andre Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit. Sipas analizës së bërë nga policia dhe prokuroria, Adriatik (Andrea) Kalemi rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Velon dhe Boden. Adriatik Kalemi rezulton bashkëpronar i një kompani me adrese në Memaliaj dhe objekt “Ne fushën e tregtisë, import, eksport, trageti me shumicë dhe pakicë e mallrave industriale, ushqimore, bujqësore e blegtorale. Mes të tjerash ai rezulton të jetë pronar i një bujtine në Memaliaj, vendlindjen e tij si dhe të një lokali në Tiranë.
Atentati mafioz në ishullin grek, të cilit për fat të mirë ai i shpëtoi, vijon të mbetet pa autor. Por nga ana tjetër, pasi u kurua nga plagën të spitalin e Janinës, Adriatik Kalemi u vu në pranga dhe u dërgua në burgun e Koridhalosë, pasi kishte një proces të hapur ndaj tij në Greqi.
Ervin Karamuço: E para, lufta kundër drogës, lufta e vërtetë kundër drogës, do të sjellë minimizimin e viktimave dhe e dyta, shkëmbimi i informacionit në kohë reale me organet partnere. Ata kanë më shumë informcaion se çfarë ndodh me shqiptarët jashtë vendit. Kanë informacione operative dhe ne arrijmë të bëjmë një analizë dhe parashikim në lidhje me sigurinë këtu dhe parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale për persona konkretë.
15 Dhjetor 2023
Sulmohet me thikë në burg, në Greqi, Adriatik Kalemi
Teksa ishte në pritje të lirimin nga burgu në Greqi, Adriatik Kalemi u tentua të vritej edhe një herë tjetër, më 15 dhjetor të vitit 2023. Një i burgosur tjetër, me kombësi egjiptiane, e sulmoi atë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë e në gjoks. Dyshimet se bëhet fjalë për një sherr të zakonshëm mes të dënuarve në burgun e Koridhalosë u shuan shpejt sapo u mësua identiteti i autorit. Ai rezultoi se nuk kishte asnjë njohje të mëparshme me 51-vjeçarin Kalemi, as jashtë dhe as brenda burgut. Për më tepër, ai ishte transferuar aty vetëm pak orë para ngjarjes. Sipas të gjitha të dhënave ai kishte ardhur me porosi për të vrarë Adriatik Kalemin. Me vete kishte një thikë dhe një celular, që ende nuk dihet se si dhe me ndihmën e kujt i ka futur brenda burgut.
Kalemi ka marrë plagë në kraharor, qafë e krah dhe është transportua në spitalin e burgut ku mori ndihmën e parë. Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur 28-vjeçarin egjiptian, i cili ka marrë plagë në kokë dhe trup. Atij më pas iu sekuestrua thika dhe një celular që ishte thyer. Ashtu si Kalemi, edhe autori është transportuar në klinikën e burgut për të marrë ndihmën e parë. Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë para se Adriatik Kalemi të lirohej nga burgu dhe nuk dihet nëse autori ka pritur pikërisht këtë çast. Hetuesit atje e lidhën edhe këtë ngjarje me atentatin e gushtit në ishullin Paksos dhe kanë dyshime se është porositur nga të njëjtët persona. Megjithatë edhe në këtë rast nuk ka asnjë autor konkret të dyshuar.
12 Janar 2024
Plagoset rëndë në atentat me armë zjarri në Tiranë, Zamir Kalemi
Në orët e vona të datës 12 janar 2024, Policia e Tiranës shpërndau një mesazh, përmes të cilit njoftonte se një person ishte plagosur në këmbe dhe ndodhej në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja që fillimisht u raportua si një plagosje nga ato të rëndomtat, më vonë rezultoi të ishte një atentat mafioz, por që fatmirësisht objektivi kishte arritur të shpëtonte. E për më tepër, emri i viktimës e bëri këtë ngjarje të dukej edhe më e rëndë nga çfarë ishte raportuar më parë. I plagosur në atentat kishte mbetur Zamir Kalemi 40 vjeç. Ai është vëllai i Adriatik Kalimit, që po ashtu u tentua të eliminohet dy herë në Greqi e njëkohësisht kushëriri i Aleksandër Sadikajt.
Zamir Kalemi u qëllua me breshëri kallashnikovi, nga një mjet në lëvizje, por mundi të shpëtojë edhe pse u godit nga 4 plumba. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”. Kalemi lëvizte me një automjet “Smart” kur u qëllua me breshëri kallashnikovi. Pas ngjarjes atentatorët kanë vijuar rrugën në drejtim të Bërzhitës, ku më pas i kanë vënë flakën makinës tip “Nissan”. Brenda mjetit të djegur u gjet edhe arma që dyshohet se është përdorur në krim. Policia tha se nga verifikimet paraprake, targat e automjetit AA 968 JD, të përdorura nga autorët, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë, në vitin 2018, dhe po ashtu edhe mjeti tip “Nissan”, ngjyrë gri me targë MHY 66 50, rezulton i vjedhur në Greqi më datë 13 shkurt 2023.
Policia e Tiranës njoftoi se:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë ka kryer veprimet e nevojshme procedurale, ka këqyrur vendin e ngjarjes, ka këqyrur vendin e djegies së automjetit të përdorur nga autorët, ka sekuestruar provat materiale, ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, ka sekuestruar dhe po vazhdon këqyrjen e pamjeve filmike në afërsi të vendit të ngjarjes. Aktualisht grupi hetimor vazhdon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera të rëndësishme për hetimin. Nga analiza e rrethanave të ngjarjes ka informacione se kjo ngjarje ka lidhje me disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura gjatë vitit 2022 dhe 2023 në Shqipëri dhe Greqi. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën e publikut për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje dhe për çdo informacion të vlefshëm vendos në dispozicion shumën prej 15 000 euro duke garantuar anonimatin e çdo telefonuesi.
Dy ditë pas ngjarjes i plagosuri dha dëshminë e tij për oficerët e grupit hetimor. Por ai ka mohuar të ketë pasur konflikte dhe në të njëjtën kohë nuk kishte dijeni se kush mund të jenë autorët. Madje, ai ka treguar se e ka pasur të pamundur të identifikojë ndonjë prej tyre për shkak se ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe ata janë larguar. Kalemi ka treguar edhe itinerarin që ka përshkruar të premten. Ai ka thënë se në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë duke u kthyer nga një lokal ku ishte me miqtë e tij, por u sulmua teksa po shkonte në shtëpi.
Ervin Karamuço: Plagosja e para disa ditëve, që ishte po ashtu një atentat i mirëorganizuar, por që ishte fati i vetë shënjestrës që arriti të manovrojë në momentin e fundit dhe t’i shpëtonte vetëm me plagosje. Këto janë shumë të rënda si ngjarje sepse janë të importuara. Pra nuk janë ngjarje që lindin, zhvillohen dhe pastaj gjejnë fundin në Shqipëri. Ne kapim vetëm pjesën e fundit dhe nuk dimë se si kanë lindur dhe se si janë zhvilluar dhe se sa persona të tjerë janë të përfshirë e mbi të gjitha, kush rrezikohet akoma në Republikën e Shqipërisë nga ngjarje që kanë lindur në shtetin grek. Ne këtë nuk e kemi vetëm me Greqinë, e kemi edhe me Italinë dhe me Belgjikën, edhe me Francën, edhe me Britaninë e Madhe. Kemi pasur raste ku nga përplasja e ngarkesave, dërgesave atje, qoftë edhe për gjobat që i kanë vendosur njëri – tjetrit, kanë ardhur e kanë kryer vrasje me pagesë, vetë, kanë paguar dikë, pse jo në disa raste personat kanë paguar edhe të huaj, për të ardhur, për të kryer vrasje dhe për t’u larguar. Pra ne jemi në kushtet e një krimi transnacional, që na ndërthyren e na mbivendosen shumë elementë. Qofshin ato me grupe të tjera të huaja, qoftë edhe vetë veprimtaria jonë në një vend të huaj, që krijon një përshtjellim shumë të madh dhe paqartësi për mënyrën se si do të hetohen më pas ngjarjet që ndodhin në Shqipëri, por që burimin e kanë në një vend tjetër.
In a saga of revenge assassinations, murders and injuries, everyone is uncertain about its end. The dead take the answers with them, while the living, those who escape assassinations, don't even bother to answer. Everyone says we don't have conflicts, even though it is already a reality that someone wants to eliminate them with everyone. The persistence is evident, since the two attacks in Greece against Adriatik Kalemi and the wounding of his brother in Tirana. The killers seem to have no intention of surrendering, nor the wounded to cooperate. They see self-judgment as a solution, aware that for many such events the bullets have not spared even the innocent. On the other hand, the responsible authorities, who know about the conflicts, have the necessary clues about the organizers, but have not yet found evidence, it seems that they are not doing enough to prevent.
For all these events that happened between Albania and Greece, only one person is in prison. The police said that they solved the second incident, without solving the first one, even though they linked the motive to it. Investigations are ongoing for the last incident. But in parallel with the Police and the Prosecutor's Office who are investigating, those who organized the assassinations probably have no intention of stopping.
Ervin Karamuço: Actually, the conflict is about drugs. To put things bluntly. We don't have to try to say where it could be. Mainly the conflicts in Albania that lead to such serious assassinations are the result of drugs. Drugs are killing us very young. They are killing us in assassinations, they are killing us in the most sophisticated ways and we still say "for weak motives". No, there are no weak motives, this is a prime motive, very important to study and prevent. Drugs are not only poisoning our youth, but those who bring these drugs, those who try to get involved in order to profit, are killing us. And not only is it killing them, but it is also risking spreading a very big saga to their family and social circle. Because the revenge goes on and on, simply as a form of repayment for all the money lost by the other group that the deceased has not returned.
The facts speak for themselves. Two killed and two attempted murders for a while. Ardriatik Kalemi and his brother Zamiri live today because they had luck on their side. The bullets spared their lives, but they left behind the fear to live in peace. At least until it is revealed who ordered and who financed their elimination
/The show "Our Things"