E shkatërruan një ditë më parë, protestuesit sot i vënë zjarrin ‘Iute Credit’

Protesta studentore, që vijon për të dytën ditë radhazi, është përshkallëzuar.
Të rinjtë i kanë vënë flakën filialit të “IuteCredit” në rrugën e Durrësit që sulmuan një ditë më parë, ndërsa flakët kanë marrë përmasa të mëdha.
Po ashtu, ata kanë sulmuar me gurë edhe dyqane të tjera përreth.
Kujtojmë që protesta e sotme është shoqëruar gjatë gjithë kohës me tensione dhe përplasje mes studentëve dhe efektivëve të policisë.

Të rinjtë kanë shkulur sërish kangjellat, sulmuan ministrinë e Arsimit, ndërsa hynë edhe në katin e parë duke ndezur një zjarr.
Nga ana tjetër, policia i ka shënjestruar të rinjtë me gaz lotsjellës dhe me ujë vazhdimisht.


