“Dorëheqja e Ramës, domosdoshmëri”, Spartak Ngjela: Nëse nuk largohet do jetë subjekt i SPAK

Politikë

“Dorëheqja e Ramës, domosdoshmëri”, Spartak Ngjela:

Avokati Spartak Ngjela kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri historike për Shqipërinë. Në një deklaratë të fortë, Ngjela i referohet protestave të studentëve dhe paralajmëron për përgjegjësi të mundshme ligjore nëse kreu i qeverisë nuk largohet nga detyra.

“Shqipëria apo Rama? Dorëheqja e Edi Ramës apo shkatërrimi i Shqipërisë?”, shtron si pyetje thelbësore Spartak Ngjela, duke shprehur shqetësimin e tij për situatën politike në vend.

Sipas Ngjelës, protesta e rinisë studentore është e fuqishme dhe përbën një sinjal të rëndësishëm për gjendjen në Shqipëri.

“Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama sot është domosdoshmëri historike. Gjendja është shumë e rëndë sot për Shqipërinë. Protesta e rinisë studentore është shumë e fortë”, shprehet ai.

 

Ngjela shkon edhe më tej në deklaratën e tij, duke paralajmëruar se, nëse Rama nuk jep dorëheqjen brenda ditës, përgjegjësia e tij mund të bëhet objekt i SPAK.

Deklarata e plotë

Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama sot është domosdoshmëri historike.
Gjendja është e shumë rëndë sot për Shqipërinë.
Protesta e rinise studentore është shumë e fortë.
Rinia ështe rini!
Pyetja thelbësore është kjo:
Shqipëria apo Rama?
Dorëheqja e Edi Ramës apo shkatërrimi i Shqipërisë?
Shqipëria është në rrezik kombëtar dhe drejt shkatërrimit.
Këtë gjendje e shpëton vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama.
Prandaj..
Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër brenda datës së sotme, përgjegjësia e tij do të jetë shumë e madhe në organet gjyqësore, si çështje me akuzë penale, e ngritur kundër tij në SPAK.

 

ME TE LEXUARAT