Dobraç, Shkodër, 76-vjeçari vetëvr'itet duke u djegur me benzinë

Aktualitet

Dobraç, Shkodër, 76-vjeçari vetëvr'itet duke u
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dobraç të Shkodrës, ku një 76-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëdjegur, duke përdorur lëndë djegëse, konkretisht benzinë.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor po vijon veprimet për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në Shkodër, në fshatin Dobraç, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi S. S., 76 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëdjegur, duke përdorur lëndë djegëse (benzinë), dhe, si pasojë e djegieve të marra, ka humbur jetën. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër për ekzaminime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion