Dhu'nohet në protestë pedagogia Enkelejda Olldashi, bashkëshortja e ish-deputetit Sokol Olldashi

Aktualitet

Dhu'nohet në protestë pedagogia Enkelejda Olldashi,
Gjatë protestës së sotme përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë është dhunuar edhe pedagogia Enkelejda Olldashi, bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi.

Kela, siç e njohin studentët ka qenë pranë tyre dhe në mbështetje të kauzës së të rinjve për kushte më të mira dhe një të ardhme me dinjitet në Shqipëri. Sot, në Rrugën e Durrësit ku protesta vijon prej disa orësh, as zonja Olldashi nuk i shpëtoi gazit lotsjellës të policisë dhe shihet duke lotuar, ndërsa të rinjtë i vinë në ndihmë.

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë një foto të Enkelejda Olldashit, teksa shprehet se e adhuron për forcën dhe moralin që ka.

“Pedagoge Kela Olldashi, studentët të duan për atë që ti je. Unë të respektoj pafund për mirësinë dhe forcën që ti ke. Në 36 vjet “pluralizëm” ke qënë larg politikës pranë studentëve. Të adhuroj për forcën dhe moralin që ke që ke ti si grua, si nënë, si vajzë dhe petagoge e fëmijve tanë. #kur ngrihet Rinia bie Qeveria#”, shkruan Monika Kryemadhi.

Kujtojmë se protesta e dhunshme e studentëve vijon prej katër ditësh në Tiranë, ku policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë kundër gurëve të studentëve dhe gjimnazistëve.

 

ME TE LEXUARAT