Dhu'në barbare në sy të fëmijëve, arrestohet 47-vjeçari në Vaun e Dejës, sekuestrohen 140 fishekë
Lajmifundit
/
17 October 2026, 13:23
Aktualitet

Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Vau të Dejës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. A., banues në fshatin Kaç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 140 fishekë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


