Zjarri vazhdon të djegë zonat e banuara në Schino të Greqisë, pamjet nga shkatërrimi masiv

Zjarri i madh vijon që të përhapet me shpejtësi në zonën e Schino Loutraki në Greqi.
Zjarri është përhapur për shkak të erërave të forta dhe aktualisht po lëviz midis Schinos dhe Mazios.
Ndërkohë, policia me makina patrullimi po bën thirrje banorëve përmes altoparlantëve për të evakuuar zonën në Alepochori dhe Paraskeva.
Deri më tani, zonat e Aigeirouses – Dourakos , Ano Pefkenea dhe Kato Pefkenea , Hani Derveniou dhe Alepochori malor janë evakuuar , ndërsa Mbrojtja Civile ka vënë në gatishmëri shërbimet shëndetësore.

Më parë, banorët e zonave morën SMS në celularët e tyre nga 112 për t’u larguar nga Hani Derveniou në Ano dhe Kato Pefkenea si dhe qytetarët e vendosur në zonën e vendbanimit Aigirouses – Dourakos .



