Zjarr në një pallat në Lezhë, banorët evakuohen me shkallë nga ballkonet e banesave

Bota

Zjarr në një pallat në Lezhë, banorët evakuohen me

Zjarr në një pallat pranë lumit Drin në lagjen Beselidhja në Lerzhë. Kabina elektrike e një pallati në lagjen Beselidhja të Lezhës është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes.

Banorët dolën jashtë pasi tymi depërtoi brenda ambienteve, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Për shkak të këtij incidenti u shkëput energjia elektrike dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të ndihmuar në normalizimin e situatës.

Për shkak të dëmtimit të kabinës, disa pallate kanë mbetur pa energji dhe grupet ESSHE janë duke punuar për rikthimin e energjisë. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në kabinën elektrike që ndodhet në bodrumin e pallatit, e cila solli më pas edhe përhapjen e flakëve brenda saj.

Zjarrfikësit ndërhynë për të nxjerrë nga ballkonet e tyre disa banorë, pasi kalimi nga shkallët ishte i vështirë për shkak të tymit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion