Zjarr në një hotel në Itali, zjarrëfikësit evakuojnë 30 persona, 4 përfundojnë në spital
Lajmifundit
/
20 July 2021, 10:00
Bota

Një hotel në Rimini të Italisë është përfshirë nga flakët, si pasojë e një pajisje elektrike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mediat italiane shkruajnë se vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses të cilët kanë bërë të mundur evakuimin e 30 personave që ndodheshin në ndërtesë në momentin kur ka rënë zjarri.
Mësohet se 4 prej tyre u transportuan menjëherë në spital për të marrë trajtim më të specializuar shëndetësor. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.


