Zjarr në fabrikë, të paktën 52 të vdekur, qindra të tjerë të bllokuar brenda godinës

Bota

Zjarr në fabrikë, të paktën 52 të vdekur, qindra

Një zjarr masiv ka përfshirë një fabrikë ushqimesh në Bangladesh, ku si pasojë kanë ndërruar jetë 52 persona.

Mediat e huaja shkruajnë se zjarri ka rënë në një fabrikë të Rupganj, e cila ndodhet rreth 25 kilometra larg kryeqytetit Daka.

Policia thotë se zjarri ka shpërthyer rreth orës 17:00 të ditës së enjte dhe qindra forca zjarrfikëse janë angazhuar për të neutralizuar flakët.

“Pasi zjarri të jetë nën kontroll, ne do të kryejmë një operacion kërkimi dhe shpëtimi brenda. Atëherë ne mund të konfirmojmë çdo viktimë”, tha zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Debashish Bardhan.

Rreth 30 njerëz kanë mbetur të lënduar, ndërsa qindra të afërm dhe punëtorë të tjerë presin me ankth për gjetjen e të dashurve të tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion