Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Pakistani sulmon Kabulin, kaosi pushton kryeqytetin

Bota

Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme/ Pakistani sulmon Kabulin, kaosi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Kabul, si pasojë e bombardimeve të shumta të cilat kanë nisur që nga zhvillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme. Forcat ajrore pakistaneze bombarduan edhe një herë Kabulin të hënën në mbrëmje, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme në qendër të kryeqytetit afgan.

Si pasojë e kësaj kanë humbur jetën qindra njerëz. Pak orë para festimeve për fundin e Ramazanit, shpërthimet shkaktuan panik dhe kaos, ndërsa njerëzit vraponin për të gjetur strehë në shtëpi dhe bodrume. Mediat shkruajnë se qeveria e Afganistanit është ankuar se bombardimet goditën një qendër rehabilitimi, duke shkaktuar viktima të mëdha për civilët. Zëdhënësi i qeverisë Zabiullah Mujahid raportoi përmes X se regjimi pakistanez shkeli hapësirën ajrore afgane dhe shënjestruan një qendër rehabilitimi në Kabul, duke vrarë dhe plagosur civilë të shumtë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion