Zgjedhjet në Gjermani! Exit Pollet e nxjerrin forcë të tretë, reagon partia e Scholz
Lajmifundit
/
23 Shkurt 2025, 19:47
Bota

Sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Matthias Miersch, ka komentuar rezultatet e para të zgjedhjeve në Gjermani, duke e cilësuar humbjen si “historike” dhe një mbrëmje të hidhur për partinë.
Ai theksoi se koalicioni, i formuar nga SPD-ja, ka dështuar dhe është rrëzuar nga zgjedhësit.
Në një përgjigje për mundësinë që SPD-ja të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, Miersch tha se fjalën e fundit do ta kenë anëtarët e partisë, duke lënë të hapur mundësinë e një vendimi brenda-partiak, mbi hapat që do të ndjekin pas këtyre rezultateve.



