Zgjedhjet në Britani, Trump uron Nigel Farage: Njeri që e do vërtet vendin e tij

Bota

Zgjedhjet në Britani, Trump uron Nigel Farage: Njeri që e do
Ish-presidenti i SHBA-së, republikani Donald Trump, ka uruar të djathtën ekstreme e Nigel Farage, një nga pionierët e Brexit, për zgjedhjen e tij në Parlamentin Britanik, me tentativën e tetë.

“Urime Nigel Farage për fitoren e tij të madhe”, shkroi Trump në platformën e tij, Truth Social.

“Nigel është një njeri që e do vërtet vendin e tij”, shtoi ai.

Farage, 60 vjeç, kreu i partisë kundër imigracionit Reforma në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se është krenar që është miku i Trump. Në të kaluarën ai u zgjodh eurodeputet, por nuk arriti shtatë herë të zgjidhet në Dhomën e Komunave, gjë që ia doli në zgjedhjet e djeshme. Ai ka shpallur kandidaturën e tij vetëm në fillim të qershorit, kur askush nuk e priste më.

Farage tani po synon zgjedhjet e vitit 2029 dhe thotë se synon që deri atëherë të vendoset “lëvizja” e tij si opozita kryesore ndaj qeverisë së Keir Starmer. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion