Zëvendëskryeministri italian ‘shpërthen’ ndaj Donald Trump: Sulmet ndaj Papa Leonit, të papranueshme

Bota

Zëvendëskryeministri italian ‘shpërthen’ ndaj Donald

Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri italian, Antonio Tajani, ka reaguar pas sulmit të ri të Presidentit amerikan Donald Trump ndaj Papës Leonit XIV.

Presidenti amerikan deklaroi më herët: “Mendoj se ai po vë në rrezik shumë katolikë dhe shumë njerëz. Ai është plotësisht dakord që Irani të ketë një armë bërthamore.”

Tajani theksoi: “Sulmet kundër Atit të Shenjtë, kreut dhe udhëheqësit shpirtëror të Kishës Katolike, nuk janë as të pranueshme dhe as të dobishme për kauzën e paqes. Unë përsëris mbështetjen time për çdo veprim dhe fjalë të Papa Leonit; dëshmitë e tij janë në favor të dialogut, vlerës së jetës njerëzore dhe lirisë. Ky është një vizion që ndan edhe qeveria jonë, e angazhuar përmes diplomacisë për të siguruar stabilitet dhe paqe në të gjitha fushat e konfliktit.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion