Zelensky: Paqen e kemi kërkuar që në sekondën e parë!

Bota

Zelensky: Paqen e kemi kërkuar që në sekondën e parë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar sërish duke thënë se Rusia duhet të heqë dorë nga lufta. Po ashtu njofton se do të vizitojë Arabinë Saudite javën e ardhshme, kur pritet të takohet me princin e kurorës Mohammed bin Salman.

"Ukraina ka kërkuar paqen që në sekondën e parë të kësaj lufte. Propozime realiste janë në tryezë. Çelësi është të lëvizim shpejt dhe me efektivitet.

Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe hapat e nevojshëm”, tha Zelensky. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion