Zelensky i përgjigjet kritikave të Trump: Shpresojmë që SHBA të na mbështesë për të arritur paqe!

Presidenti i SHBA Donald Trump ka kritikuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për faktin se fundi i luftës me Rusinë është "shumë, shumë larg". Reagimi erdhi pasi udhëheqësit evropianë sugjeruan pas një samiti të dielën se nuk mund të garantojnë paqen në Ukrainë pa ndihmën e SHBA.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar duke thënë se është shumë e rëndësishme që vendi i tij të krijojë diplomaci "përmbajtësore" për "t'i dhënë fund kësaj lufte".
Në një postim në X, ai thotë se hapa të tjerë drejt paqes do të "vijnë së shpejti" dhe se "ukrainasit duan më shumë paqen sepse lufta shkatërron qytetet dhe qytezat tona. Ne humbasim njerëzit tanë".
Ai shton: "Ne duhet të ndalojmë luftën dhe të garantojmë sigurinë. Ne po punojmë së bashku me Amerikën dhe partnerët tanë evropianë dhe shpresojmë shumë për mbështetjen e SHBA në rrugën drejt paqes.
“Paqja është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur”.
Udhëtimi i Zelensky në Mbretërinë e Bashkuar gjatë fundjavës erdhi pas një shkëmbimi të nxehtë me Trump dhe JD Vance në Zyrën Ovale të premten. Ndërkohë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer i thotë Parlamentit se angazhimi i Trump për paqen në Ukrainë është i sinqertë SHBA është jetike për sigurimin e paqes dhe Britania do të luajë një rol udhëheqës në arritjen e saj, shton ai.
Kryeministri ka njoftuar një plan me katër pika për të punuar me Ukrainën për t'i dhënë fund luftës dhe për të mbrojtur vendin nga Rusia.


