Zelensky: Forcat ukrainase janë duke frenuar ofensivën e Rusisë në Harkiv

Bota

Zelensky: Forcat ukrainase janë duke frenuar ofensivën e Rusisë

Ushtria ruse “ka dështuar” të shtrijë ofensivën e vet në rajonin e Harkivit, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një video-mesazhi.

Pasi ka folur me komandantë ushtarakë, ai ka thënë se forcat ukrainase janë duke frenuar përparimet ruse në atë zonë dhe janë duke shkatërruar njësitet ruse që kanë hyrë dhe e kanë terrorizuar rajonin e Harkivit.

Zelensky ka thënë se kjo gjë përbën “rezultat shumë të rëndësishëm”.

Më herët, gjatë 10 majit, forcat ruse kanë nisur një ofensivë në rajonin e Harkivit, përgjatë kufirit ruso-ukrainas, hap që analistët e kanë përshkruar si tentim për të krijuar “zonë neutrale”, përmes së cilës mbrohet territori i Rusisë.

Për luftime të ashpra është raportuar rreth qytezës Vovçansk, të cilën ushtria ukrainase ka thënë se ka nën kontroll.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion