Zbardhet PLANI/ Polonia synon të marrë dronët e Ukrainës?

Bota

Zbardhet PLANI/ Polonia synon të marrë dronët e Ukrainës?

Polonia planifikon t’ia japë pjesën e mbetur të aeroplanëve luftarakë MiG-29, të epokës sovjetike, Ukrainës në këmbim të teknologjisë për dronët, tha Ministria e Mbrojtjes më 10 dhjetor. Polonia ka zëvendësuar aeroplanët e saj të vjetër sovjetikë me avionë F-16 të prodhimit amerikan dhe FA-50, të prodhimit të Koresë së Jugut, dhe pret dorëzimin e 32 aeroplanëve F-35 që ka porositur në SHBA.

“MiG-ët po arrijnë fundin e shërbimit të tyre, që do të thotë se do të tërhiqen nga ushtria polake dhe ne po diskutojmë për transferimin e tyre në palën ukrainase”, tha ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, për radion publike polake, Trojka. Sipas Kosiniak-Kamysz, ky këmbim mund të përfshijë po ashtu “transferimin e teknologjive, për shembull në fushën e dronëve dhe raketave nga Ukraina në Poloni”.

Polonia, e cila i ka dhënë shumë nga avionët e saj MiG-29 Ukrainës pasi Moska nisi pushtimin e shtetit fqinj, ende ka edhe 14 avionë të tillë, sipas raporteve mediale. “Bisedimet po vazhdojnë, dhe jemi të vendosur t’i finalizojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Kosiniak-Kamysz. Ai shtoi se Polonia po përfiton tashmë nga ekspertiza ukrainase në trajnimin ushtarak për dronë. “Ukrainasit janë më të mirët sa i përket dronëve në mesin e të gjitha vendeve me të cilat kemi marrëdhënie të mira”. Polonia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, është ndër mbështetëset më të fuqishme të Ukrainës, duke shërbyer si qendër për dërgesat ushtarake dhe humanitare drejt Kievit./REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion