Vritet me th'ikë 31-vjeçarja në një stacion treni në Gjermani, arrestohet autori i dyshuar

Bota

Vritet me th'ikë 31-vjeçarja në një stacion treni

Një grua 31-vjeçare britanike vdiq pasi u godit me thikë nga një burrë në një stacion treni në Rosenheim të Gjermanisë, sipas policisë në qytetin bavarez. Gruaja u sulmua rreth orës 01:00 të mëngjesit.

Oficerët e policisë federale arritën të arrestonin në vend sulmuesin e dyshuar, një shtetas gjerman 27-vjeçar. Motivi dhe rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë me dije, raporton BBC.

E reja u dërgua menjëherë në spital por vdiq nga plagët e rënda.

Rosenheim është një nga qytetet më të mëdha në Bavarinë e Epërme dhe është një qendër hekurudhore e ngarkuar për pasagjerët që udhëtojnë në qytete austriake, përfshirë Vjenën, Salzburgun dhe Innsbrukun.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion