Vritet gazetari i "Reuters", po mbulonte konfliktin midis forcave afgane dhe Talibanevë

Bota

Vritet gazetari i "Reuters", po mbulonte konfliktin midis forcave

Gazetari i agjencisë së lajmeve "Reuters" u vra sot në Afganistan, teksa mbulonte konfliktin midis forcave afgane dhe Talibanevë.

Në momentin fatal kur gazetari dhe një oficer i lartë afgan u qëlluan për vdekje, forcat speciale afgane po luftonin për të rimarrë zonën e tregut qendror të Spin Boldak .

"Ne po kërkojmë në mënyrë urgjente më shumë informacion dhe detaje rreth ngjarjes, në bashkëpunim me autoritetet lokale," thanë në një deklaratë presidenti i Reuters Michael Friedenberg dhe Alessandra Galloni, drejtoreshë e agjencisë.

"Dannis ishte një gazetar i shkëlqyer, një burrë dhe baba i përkushtuar dhe një koleg shumë i dashur. Mendimet tona janë me familjen e tij në këtë kohë të tmerrshme," thanë ata.

Sindiki i përkiste grupit të fotoreporterëve të agjencisë të cilët u vlerësuan në vitin 2018 me çmimin Pulitzer për raportin e tyre fotografik mbi krizën e refugjatëve në Rohingya.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion