Vrau 8 nxënës dhe 1 mësues me armë në shkollën ruse, merret vendimi për 19-vjeçarin

Bota

Vrau 8 nxënës dhe 1 mësues me armë në shkollën

Gjykata ka lënë në burg autorin e sulmit të ngjarjes së rëndë që ndodhi në qytetin rus Kazan, ku qëlloi për vdekje me armë zjarri 8 nxënës dhe 1 mësues.

Ngjarja ndodhi në shkollën Nr.175 në Republikën e Tatarstanit. Sulmuesi, i identifikuar si Ilnaz Galyaviyev, 19-vjeç, u vendos në paraburgim për dy muaj. I riu e priti vendimin e gjykatës në kafazin prej xhami, ndërsa ishte veshur me të zeza.

Zv/Prokurori i Tatarstanit, Aleksey Zaika u tha gazetarëve pas seancës gjyqësore se kushtet shëndetësore të Galyaviyev nuk ishin pengesë për paraburgimin e tij. Ai gjithashtu shtoi se do të kryhet edhe një vlerësim psikiatrik.

Zëdhënësja e Komitetit Hetues, Svetlana Petrenko tha se i dyshuari për vrasjen e shumëfishtë u ankua vitin e kaluar për dhimbje koke të forta dhe u trajtua në një nga klinikat rajonale për një çrregullim mendor. Ndërkohë, funeralët e viktimave u mbajtën të mërkurën, e cila u shënua si një ditë zie në republikën myslimane të Tatarstanit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion