Vrasja makabër e 20-vjeçares, identifikohet një prej autorëve: I ‘shkurtri’ është kriminel i njohur shqiptar

Bota

Vrasja makabër e 20-vjeçares, identifikohet një prej

Kanë dalë në dritë detaje të rënda lidhur me tragjedinë që tronditi disa ditë më parë Greqinë. 20-vjeçarja britaniek Caroline Crouch u vra nga disa grabitës në sy të foshnejs 11-muajsh dhe bashkëshortit të saj.

Media greke ”Espresso” ka bërë me dije se është identifikuar një nga tre autorët e vrasjes dhe sipas saj është shqiptar.

Referuar të njëjtës media, shqiptari i cili tashmë është në kërkim është një kriminel i njohur për një sërë krimesh që sapo ka dalë nga burgu, kryesisht vrasje në tentativë, organizatë kriminale dhe grabitje.

Policia shkoi në banesën e tij në Agia Paraskevi, por nuk e gjeti.

Karakteristikat e tij përputhen me ato që ka përshkruar bashkëshorti i Caroline Crouch për grabitësin ‘’ e shkurtër’’.

Dy grabitësit e tjerë ishin të gjatë ka dëshmuar më parë në Polici piloti grek, të maskuar dhe me armë, kurse i treti që dyshohet të jetë shqiptari nuk kishte armë, ishte pak i shëndoshë dhe ezmer.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion