Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, hetuesit grekë zbulojnë detaje tronditëse

Bota

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, hetuesit grekë zbulojnë
Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares që u mbyt në sy të foshnjës, ndërsa burrin grabitësit e lidhën. “Ata donin ta vrisnin Carolinen, sepse ajo nuk pushoi së bërtituri dhe rezistoi. Ata janë kriminelë mizorë. Kjo është e sigurt” tha një nga pjesëtarët e grupit hetimor të cështjes.

“Nuk është e mundur të shkaktohet një vdekje, mbytje nga pakujdesia” vijoi më tej ai. Vdekja e nënës së re erdhi nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, pra mbytja. Sipas raportit të ekzaminuesit mjekësor që kreu një autopsinë, mediat greke shkruajnë se në trupin e vajzës fatkeqe, vrasësi i mbylli gojën me bluzën e saj duke e mbytur me duar.

Hetuesit thonë në këtë rast vrasja ishte e panevojshme sepse çifti u tregoi tre grabitësve se ku ishin paratë. “Kjo tregon se ata nga inati për të përkulur rezistencën e nënës fatkeqe bënë gjithçka për t’ja mbyllur gojën. Nga ana tjetër, burri i saj 33 vjeç, siç thonë ata, ishte më i qetë dhe bashkëpunues dhe kjo është arsyeja pse ata e lanë atë në dysheme, të lidhur në duar dhe këmbë” thuhet në artikull.

E ndërsa gjeorgjiani i arrestuar mohoi krimin, policia për prokurorinë ka mbledhur provat gjenetike dhe gjurmë gishtash nga shtëpia e çiftit në Glyka Nera, të cilat janë duke u analizuar, rezultatet e tyre do të jenë kyçe. Mediat greke ngritën dyshime pak ditë më parë se 20-vjeçarja mund të jetë vrarë nga një bandë greko-shqiptare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion