Vonohet armëpushimi në Gaza, Izraeli ia hedh fajin Hamasit!
Lajmifundit
/
19 Janar 2025, 09:14
Bota

Megjithëse ishte planifikuar që armëpushimi në Gaza të niste që në orët e para të mëngjesit, zbatimi u vonua.
Izraeli fajësoi militantët e Hamasit për vonesën, pasi sipas tyre nuk dorëzuan emrat e pengjeve që do të liroheshin këtë të diel. Pas kësaj situate të krijuar, ushtria izraelite ka vijuar me sulmetnë Rripin e Gazës, të cilat i morën jetën tetë personave.
Zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari tha se armëpushimi nuk do të fillonte derisa Hamasi të dorëzonte emrat e tre pengjeve që do të lirohen, duke i bërë jehonë një deklarate të mëparshme të kryeministrit Benjamin Netanyahu.


