Vladimir Putin karantinohet pas takimit me al-Assad
Lajmifundit
/
14 September 2021, 12:02
Bota

Është futur në karantinë presidenti rus, Vladimir Putin. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se lideri rus ka marrë këtë vendim, pasi janë infektuar me Covid-19 disa persona perreth mjedisit të tij.

Në kuadër të kësaj situate, Vladimir Putin nuk do të udhëtojë në Taxhikistan këtë javë për të marrë pjesë në takimet e sigurisë, por do të marrë pjesë në një telekonferencë, tha Kremlini.
Të hënën, Presidenti i Rusisë priti në Moskë homologun e Sirisë Bashar al-Assad dhe në Kremlin atletët e ekipit Paralimpik rus./abcnews


