Vinte erë e rëndë!/ Babai VRET bashkëshorten dhe dy fëmijët, në Gjermani

Bota

Vinte erë e rëndë!/ Babai VRET bashkëshorten dhe dy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, pasi katër anëtarë të një familjeje u gjetën të pajetë në banesën e tyre në komunën Strullendorf, në zonën e Bambergut. Viktimat janë një vajzë 6-vjeçare, një djalë 14-vjeçar dhe nëna e tyre 49-vjeçare. Në apartament u gjet gjithashtu i pajetë edhe babai 52-vjeçar, i cili dyshohet të ketë qëlluar fillimisht familjarët dhe më pas veten.

Policia u njoftua nga pronari i banesës, i cili kishte shprehur shqetësim pasi nuk kishte marrë përgjigje nga familja prej disa ditësh. Sipas mediave lokale, fqinjët kishin raportuar edhe erë të pazakontë që vinte nga apartamenti.

Forcat e rendit mbërritën në vendngjarje mbrëmjen e së premtes dhe pasi hynë në banesë, konstatuan katër trupat. Pranë babait u gjet edhe arma e zjarrit. Ai rezulton të ketë pasur leje për armë dhe disa armë të tjera u sekuestruan në banesë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka dyshime për përfshirje të personave të tjerë. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar kohën e saktë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi. Autopsia pritet të ndihmojë në sqarimin e mëtejshëm të çështjes. Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion