VIDEO/ Zjarr në hotelin luksoz në Alpet Franceze, evakuohen 270 njerëz

Bota

VIDEO/ Zjarr në hotelin luksoz në Alpet Franceze, evakuohen 270

Shumë njerëz u evakuuan kur një zjarr që shpërtheu në një hotel me pesë yje në vendpushimin e skive Courchevel në Alpet Franceze të martën vonë në mbrëmje, thanë zyrtarët.

Nuk pati të lënduar në zjarrin, i cili shpërtheu rreth orës 7 të mbrëmjes (ora lokale) në papafingon e Hotel des Grandes Alpes, tha prefektura e Savoie në faqen e saj të internetit.

Zyrtarët thanë se gati 100 persona u evakuuan dhe media lokale raportoi më vonë se numri ishte rritur në 270 pasi zjarri u përhap në një ndërtesë fqinje.

Stafi dhe banorët u evakuuan në hotele të tjera, thanë autoritetet lokale. “Evakuimi u zhvillua i qetë dhe deri më tani nuk është raportuar për të lënduar”, sipas të njëjtit burim.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion