VIDEO/ Zjarr masiv në një parking të mbyllur në Kinë, tym i zi mbulon Shenzhen

Bota

VIDEO/ Zjarr masiv në një parking të mbyllur në Kinë,

Një zjarr shpërtheu të martën në mëngjes në një parking të mbyllur të kompanisë së automobilave BYD në parkun industrial të Shenzhen.

Parkingu përdorej për të parkuar automjete testimi ndërsa shkaku i zjarrit mbetet i panjohur për momentin.

Siç shihet në videot e qarkulluara në mediat sociale, flakët janë përhapur në një pjesë të madhe të ndërtesës. Një ty mi madh i zi duket që ka mbuluar zonën.

Prodhuesi i automjeteve elektrike njoftoi se nuk pati viktima dhe se zjarrfikësit arritën ta shuanin zjarrin pak kohë më vonë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion