Video virale/ Presidenti Macron goditet me shuplakë nga gruaja e tij gjatë mbërritjes në Vietnam

Bota

Video virale/ Presidenti Macron goditet me shuplakë nga gruaja e tij

Një moment i pazakontë u kap në video pas mbërritjes së avionit presidencial francez në Vietnam, ku presidenti Emmanuel Macron duket se është goditur me shuplakë nga gruaja e tij, Brigitte Macron.

Videoja u bë menjëherë virale, duke shkaktuar diskutime të shumta në mediat sociale.

Në imazhe, derisa dera e avionit hapet dhe Macron del jashtë, shihen dy krahët e Brigitte-s që shtrihen drejt fytyrës së presidentit, duke krijuar përshtypjen e një shuplake apo përkëdheljeje. Shprehja e çuditshme në fytyrën e Macron dhe reagimi i tij i menjëhershëm kanë nxitur spekulime për një grindje midis tyre.

Pallati Elize reagoi menjëherë duke mohuar incidentin si një konflikt serioz, duke e përshkruar si një “moment të relaksimit dhe shfryrjes” mes çiftit para fillimit të vizitës zyrtare. Një ndihmës i presidentit e përshkroi ngjarjen si një “grindje të shkurtër” midis Macron dhe Brigitte-s, duke shtuar se ishte një situatë e zakonshme që ndodh përpara nisjes së udhëtimeve zyrtare.

Në video, pas momentit të diskutuar, çifti shihet duke zbritur shkallët së bashku, me Macron që i zgjat krahun Brigitte-s, por ajo mban krahun pas kangjellave, një ndryshim nga zakonisht.

Ky episod i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe komentuesve, duke nxitur një valë diskutimesh mbi marrëdhënien e çiftit presidencial në publik.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion