VIDEO virale/ Moderatorja italiane shpërthen në lot për vdekjen e Berlusconit: Nuk mundem më
Lajmifundit
/
12 Qershor 2023, 20:40
Bota

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është ndarë sot nga jeta në moshën 86-vjeçare.
Prezantuesit e Mediaset, Federica Panicucci dhe Francesco Vecchi, janë prekur gjatë momentit kur kanë përcjellë lajmin për vdekjen e Berlusconit.
Moderatorja Federica Panicucci ka shpërthyer në lot, duke e pasur të pamundur që të vazhdojë fjalinë.
Për këtë arsye, ka kërkuar ndihmën e kolegut.
“Të lutem, vazhdo ti”, dëgjohet teksa thotë Federica Panicucci, teksa shpërthen në lot.


