VIDEO/ SHBA bombardon nga ajri skafin e dyshuar për trafik droge në Paqësorin lindor, raportohet për dy të vrarë

Bota

VIDEO/ SHBA bombardon nga ajri skafin e dyshuar për trafik droge në

Dy persona humbën jetën pasi një skaf i shpejtë, që dyshohet se i përkiste trafikantëve të drogës, u bombardua nga ajri të enjten, teksa lundronte në Paqësorin lindor.

Lajmi u bë i ditur nga Komanda e Përbashkët e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara për Amerikën e Jugut (SOUTHCOM).

Sipas SOUTHCOM, shërbimet e inteligjencës “konfirmuan se mjeti lundrues po qarkullonte në rrugë të njohura detare të trafikut të drogës dhe se ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme të trafikut të narkotikëve”.

Njoftimi u publikua përmes platformës X, ku u shpërnda edhe një video 12-sekondëshe e deklasifikuar, e cila dokumenton momentin e goditjes vdekjeprurëse ndaj skafit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion