Video/ Protestuesit shkatërrojnë shtëpinë e ish-kryeministrit të Bangladeshit!

Bota

Video/ Protestuesit shkatërrojnë shtëpinë e

Mijëra protestues në Bangladesh shfrynë zemërimin e tyre kundër ish-kryeministrit Sheikh Hasina , duke shkatërruar një simbol të pavarësisë së vendit, shtëpinë e saj familjare në Dhaka.

Sulmi u shkaktua nga fjalimi i fundit i Hasinës mbajtur nga India, ku ish-udhëheqësi është strehuar pas një kryengritjeje vdekjeprurëse studentore vitin e kaluar. Protestuesit dënuan sundimin autoritar të Hasinës, raporton Guardian. 

Shtëpia që u sulmua ishte shtëpia historike e babait të ndjerë të Hasinës, Sheikh Mujibur Rahman, udhëheqësi i konsideruar përgjegjës për pavarësinë e Bangladeshit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Atje, në vitin 1971, Rahman shpalli shkëputjen e vendit nga Pakistani, përpara se të vritej në 1975. Hasina e ktheu shtëpinë në muze, duke e ruajtur kujtesën e tij si simbol të krenarisë kombëtare.Megjithatë, që nga largimi i saj nga vendi, shtëpia është bërë shënjestër e kritikëve të saj, të cilët e akuzojnë ish-kryeministren për politikat e saj autoritare.

Protestuesit kërcënuan se do ta rrënonin ndërtesën nëse Hasina vazhdonte me fjalimin e saj dhe gjatë tij, shumë sulmuan ndërtesën, duke shembur mure dhe duke përdorur vinça dhe ekskavatorë për ta prishur atë.

Si kundërpërgjigje, Hasina u shpreh se “nuk kanë fuqi të shkatërrojnë pavarësinë e vendit me buldozerë. “Ata mund të shkatërrojnë një ndërtesë, por nuk do të jenë në gjendje të fshijnë historinë”.

 

ME TE LEXUARAT