VIDEO/ “Nuk dua të dukem 10 kg më i rëndë”, Trump shpjegon pse nuk mban jelek antiplumb

Bota

VIDEO/ “Nuk dua të dukem 10 kg më i rëndë”,

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone humori ndaj përpjekjeve të përsëritura për atentat ndaj tij, duke deklaruar se nuk është i dekurajuar dhe se nuk e lejon frikën të ndikojë në detyrën e tij.

Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me gazetarë dhe anëtarë të Kongresit, Trump iu përgjigj me ironi pyetjeve mbi sigurinë personale dhe mundësinë e përdorimit të një jeleku antiplumb.

“Nuk duroj dot të dukem 10 kilogramë më i rëndë me jelek,” tha ai, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Presidenti shtoi gjithashtu se nuk shqetësohet për sigurinë e tij: “Nuk mendoj për këtë. Nëse do ta mendoja, nuk do të isha aq efektiv.”

Deklaratat e tij erdhën pas publikimit të pamjeve nga një tentativë e fundit sulmi në Hilton Washington D.C., ku sipas raportimeve një person i armatosur hapi zjarr ndaj një agjenti të United States Secret Service, i cili u kundërpërgjigj menjëherë.

Trump theksoi se jeleku antiplumb i veshur nga agjenti kishte qenë vendimtar në shpëtimin e jetës së tij, duke e përshkruar me një krahasim ironik: “Është si të të godasë Mike Tyson.”

Sipas deklarimeve të bëra në aktivitet, presidenti ka qenë objekt i tre përpjekjeve për atentat gjatë dy viteve të fundit, por ka insistuar se nuk do të ndryshojë mënyrën e tij të funksionimit apo daljet publike.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se hetimet për incidentin në Uashington D.C. vijojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion