Video/ Makina në lëvizje qëllon me breshëri plumbash shoferin e mjetit ngjitur, humb jetën

Bota

Video/ Makina në lëvizje qëllon me breshëri plumbash

Një video rrëqethëse shfaq momentin, kur një person i armatosur nga një makinë në lëvizje qëllon me armë shoferin e një makine tjetër, që gjithashtu ishte në lëvizje.


Ngjarja ka ndodhur në rrugët e Queens të New Yorkut, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend një person.

Policia e New Yorkut ka zbuluar identitetin e viktimës, që është shtetasi Dejuan Brown, i cili ka qenë duke ecur në Nissan Maxima, kur është qëlluar me breshëri plumbash.

Për të thuhet se ishte anëtar i një bande, dhe për shkak të rivalitetit dhe luftës për territor është likuiduar nga anëtarët e një bande tjetër.

Në anën tjetër, policia ka njoftuar se është vënë në kërkim të vrasësit dhe se po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë që filmuan momentin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion