VIDEO/ Lavrov KËRCËNON gazetarin: Nëse nuk e dorëzon telefonin, sigurimi do të nxjerrë një armë!

Bota

VIDEO/ Lavrov KËRCËNON gazetarin: Nëse nuk e dorëzon

Një episod i pazakontë ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp të Sergey Lavrov në India, ku diplomati rus ndërpreu fjalimin pasi telefoni i një gazetari nisi të binte në sallë.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, gazetari iu përgjigj telefonatës dhe tentoi të fliste me zë të ulët, por zëri i tij u dëgjua gjatë konferencës. Në atë moment, Lavrov ndaloi deklaratën dhe iu drejtua me tone të ashpra në anglisht:

“Dëgjoni, a mund të na lini të vazhdojmë? Nuk po bëj shaka”, tha ai.

Menjëherë më pas, kryediplomati rus iu drejtua personelit të sigurisë me fjalët: “Djema, nxirreni që këtej!”

Pas pak sekondash, Lavrov shtoi: “Zotëri, më falni. Nëse nuk e dorëzoni telefonin, ata do të nxjerrin armën, e dini”.

Komentet e tij u pritën me të qeshura nga disa të pranishëm në sallë, duke u interpretuar si shaka. Megjithatë, në videot e publikuara online, Lavrov nuk shfaqet duke buzëqeshur, çka ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion