VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse nga banda kriminale, e shpëton blindimi i makinës

Bota

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse nga banda

Makina e një kryetari bashkie në Filipine u sulmua nga një bandë kriminale me raketë hedhëse.

Videoja nga momenti i sulmit tregon një makinë gri që ndalet përballë një pike karburanti ku SUV-i i zi që mbante Akhmad Abatuan ishte ndalur mëngjesin e 25 janarit, teksa një burrë del dhe qëllon një raketë ndërsa një i dytë hap zjarr.

Në pamje të tjera, makina e kryetarit të bashkisë duket e goditur, por nuk pëson dëme të mëdha për shkak të blindimit që kishte.

Sipas mediave lokale, dy nga rojet e sigurisë së kryetarit të bashkisë u plagosën, ndërsa tre nga sulmuesit u vranë pak më vonë në një operacion nga ushtria dhe policia.

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse nga banda

“Nuk mendoja se do të përdornin një armë kaq të madhe. Një raketë hedhëse dore nuk është diçka që e përdor një person i zakonshëm. Kjo ishte profesionale”, tha Abatuan, i cili kërkoi masa të shtuara sigurie për të.

Një zëdhënës i Policisë Kombëtare Filipinase tha se ky ishte sulmi i katërt ndaj Abatuan, i cili e ka marrë detyrën që nga viti 2022.

Sipas të njëjtit zëdhënës, grupi që kreu sulmin drejtohej nga një burrë i njohur si “Raprap” dhe bashkëpunëtorët e tij ishin xhaxhai, kushëriri dhe vëllai i tij, ky i fundit, arriti të arratisej dhe mbetet i lirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion