VIDEO/ Incident në mes të Patras, protestuesit sulmojnë deputeten e partisë së kryeministrit grek Mitsotakis!

Bota

VIDEO/ Incident në mes të Patras, protestuesit sulmojnë deputeten

Një incident i dhunshëm ndodhi të sot në mëngjes në sheshin “Georgiou”, në Patra të Greqisë, ku deputetja e Demokracisë së Re, Christina Alexopoulou, u sulmua verbalisht nga një grup i vogël protestuesish që demonstronin në favor të Palestinës.

Sipas dëshmitarëve, protestuesit e ngritën zërin sapo vunë re praninë e Christina Alexopoulou në vendngjarje, duke i hedhur asaj fyerje dhe fjalë të pista. Tensioni u rrit gradualisht, me disa njerëz që i kërkonin vazhdimisht të largohej nga sheshi.

Deputetja e partisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis zgjodhi të mos jepte më shumë informacion mbi incidentin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, mes sulmeve të ashpra verbale. Menjëherë pas kësaj, ajo postoi një video të incidentit në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin me një koment të ashpër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ChristinAlexopoulou ???????? (@christina.alexopoulou)

“Kjo është demokracia e tyre! Tregojuni atyre! Sot, në sheshin Georgiou në Patra, u sulmova nga njerëz që besojnë se dhuna mund t’i heshtë demokracinë dhe institucionet. Unë u përgjigjem atyre qartë: fashizmi nuk do të kalojë! Me qetësi dhe respekt për debatin publik, nuk kemi frikë të shprehim mendimin e shumicës”, tha ajo.

Incidenti ka ngjallur debate në komunitetin vendas, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë reagim zyrtar nga Policia apo Organizata Prefekturale e ND-së.

ME TE LEXUARAT