Video epike, struci sulmon Boris Johnson në një udhëtim familjar

Bota

Video epike, struci sulmon Boris Johnson në një udhëtim familjar

Ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson për momentin ndodhet me pushime në SHBA dhe në një video të postuar nga bashkëshortja e tij në rrjetet sociale, ai është sulmuar nga një struc.

Boris Johnson u filmua nga gruaja e tij Carrie, ndërsa ai dhe djali i tij 4-vjeçar Wilfred po përgatiteshin për të ushqyer strucin. Në atë moment, zogu i madh, befas, nga dritarja e hapur, mbështeti kokën në makinë dhe e kafshoi. Johnson lëshoi ​​disa pasthirrma ndërsa djali i tij i vogël filloi të qeshte.

Gruaja e Boris Johnson, Carrie, ka postuar videon në llogarinë e saj në Instagram. Sipas The Sun, familja aktualisht është duke pushuar në Teksas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Carrie Johnson (@carrielbjohnson)

ME TE LEXUARAT