VIDEO/ Biden e bën sërish! “Ngrin” në skenë, Barack Obama e tërheq për krahu

Bota

VIDEO/ Biden e bën sërish! “Ngrin” në skenë,

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden “ngriu” në skenë  dhe me sa duket kishte nevojë për ndihmën e Barack Obamës për të lënë skenën në një mbledhje fondesh në Los Anxhelos.

Kur turma u ngrit për duartrokitje, Biden vazhdoi t’i shikonte për pak kohë. Obama më pas e kapi për krahu dhe e çoi jashtë skenës me një buzëqeshje.

Momenti i sikletshëm ndodhi pasi Biden dhe Obama morën pjesë në një intervistë 45-minutëshe me Jimmy Kimmel në Teatrin Peacock.

Përdoruesit e rrjeteve sociale filluan të komentojnë ngjarjen. Një nga të parët ishte transmetuesi britanik Piers Morgan. “Kaq e turpshme. Demokratët nuk mund ta lënë këtë të vazhdojë”, shkroi ai në X.

“Pa ofendim… Por unë kurrë nuk do ta kuptoj pse të moshuarit thjesht nuk mund ta lënë politikën dhe të vazhdojnë jetën e tyre e të shijojnë çdo pjesë të saj deri në ditën e fundit. Shumë i pasur për të turpëruar veten në televizionin kombëtar kështu”, ka shkruar një tjetër përdorues.

“Biden nuk është i aftë mendërisht për postin,” tha një përdorues tjetër.

Në samitin e G7 në Itali gjatë një ekspozite parashutash, kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ndihmoi duke e çuar butësisht prapa për një foto në grup me liderë të tjerë botërorë.

ME TE LEXUARAT